Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Banesa, shtëpi e para, sa kanë pasuri Kurti, Hoti e Hoxhaj?

Banesa, shtëpi e para, sa kanë pasuri Kurti, Hoti e Hoxhaj?

Aktuale January 20, 2021 - 10:03

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje më 14 shkurt. Për pozitën e kryeministrit kanë shpallur kandidaturat tre politikanë. Dy prej tyre e kanë provuar pushtetin edhe më herët, por jo për shumë kohë. Ndërkohë, tjetri ka qenë në pozitën e zëvendëskryeministrit. Por sa kanë pasuri Kurti, Hoti e Hoxhaj?

Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është se ka edhe aq pasuri.

Te pasuritë e paluajtshme ai ka deklaruar vetëm apartamentin e bashkëshortes, që kushton 400 mijë euro.

Vetë Kurti i ka të kursyera një mijë e 749 euro në banka, derisa bashkëshortja e tij ka 11 mijë e 415 euro.

Gruaja e tij i ka edhe 231 mijë euro kredi, që e ka marrë për blerjen e apartamentit.

Si të hyra vjetore Kurti ka deklaruar 8 mijë e 731 euro, që i ka marrë nga Kuvendi, Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Image
Image
Image

Avdullah Hoti

Më mirë me pasuri qëndron kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Te pasuritë e paluajtshme Hoti ka deklaruar tri banesa në vlerë rreth 230 mijë eurove, të cilat ka thënë se i ka në pronësi të përbashkët dhe se i ka blerë me mjete vetanake, kredi dhe hua familjare.

Hoti ka treguar edhe sa para të gatshme ka nëpër banka. Në pronësi të tij ai i ka deklaruar 7 mijë e 394 euro para të gatshme në bankë, në pronësi të bashkëshortes 1 mijë e 338 euro dhe në pronësi të fëmijëve 1 mijë e 372 euro.

Ai ka deklaruar se ka edhe borxhe. Ai i ka marrë pesë mijë euro hua për blerjen e një trualli.

Si të hyra vjetore ai ka deklaruar se merr gati 42 mijë euro. 17 mijë e 814 euro ka deklaruar se merr si pagë nga Kuvendi i Kosovës, 8 mijë e 100 euro si pagë për angazhim në një kolegj privat, 2 mijë e 730 euro të hyra nga qiraja e banesës, 1 mijë e 326 euro si mëditje, 11 mijë e 314 euro si pagë sekondare dhe 694 euro si honoroar për mentorim të studentëve në dektoraturë.

Image
Image
Image
Image

Enver Hoxhaj

Banesa ka në pronësi edhe Hoxhaj. Në regjistrin për deklarimin e pasurisë Hoxhaj ka deklaruar dy banesa në vlerë 230 mijë euro dhe një shtëpi malore dhe tokë në vlerë rreth 180 mijë euro.

Si para të gatshme Hoxhaj ka deklaruar 7 mijë e 200 euro, derisa të hyrat e tij vjetore sillen rreth 36 mijë euro. Këto para ai ka deklaruar se i ka marrë si pagë nga Qeveria dhe mëditje nga ligjëratat e mbajtura në universitete në vitet 2015, 2016 dhe 2017 në SHBA.

Image
Image
Image
Image