Hoti: Kemi porositur 1.8 milionë vaksina, jo ruse, por të sigurta
Foto: Laura Hasani

Hoti: Kemi porositur 1.8 milionë vaksina, jo ruse, por të sigurta

Aktuale January 17, 2021 - 19:50

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se vaksinat e para në Kosovë do të vijnë në muajin shkurt.

Hoti ka thënë se Qeveria që ai drejton kanë porositur 1.85 milionë doza të vaksinave, për të cilat ka thënë se janë të sigurta, transmeton Zeri.info.

Për vaksinat që pritet të vijnë në shkurti, Hoti ka thënë se janë ndarë 40 milionë euro, ndërsa ka porositur partitë politike se duhet të bëhet punë pa zhurmë.

“Shifra dhe fakte: Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta. Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra. Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”, ka shkruar Hoti./Zëri

 

Shifra dhe fakte: ë Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta...

Posted by Avdullah Hoti on Sunday, January 17, 2021