Prishtina dhe Prizreni regjistruan më së shumti raste në 24 orët e fundit

Prishtina dhe Prizreni regjistruan më së shumti raste në 24 orët e fundit

Aktuale January 17, 2021 - 15:15

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 353 raste të reja me COVID-19.

Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste të identifikuara brenda ditës.

Në 24 orët e fundit Prishtina ka regjistruar 97 të infektuarë të rinj. Pas kryeqytetit, Prizreni është komuna tjetër me më shumë raste ditore, me gjithsej 54.

Në Gjilan sot janë regjistruar edhe 28 raste, ndërsa Peja ka identifikiuar edhe 27 të infektuarë të tjerë me COVID-19.

Rastet e tjera pozitive janë në: Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik./Zëri