Osmani, me fjalët e Rugovës, kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

Osmani, me fjalët e Rugovës, kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

Aktuale January 17, 2021 - 15:01

U.d e presidentes, Vjosa Osmani, ka nderuar kujtimin e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës më 39-vjetorin e vrasjes.

Me këtë rast, Osmani tha disa fjalë për aktivitetin e tyre të përbashkët patriotik për lirinë e vendit.

“Me aktivitetin e tyre të përbashkët patriotik për lirinë e vendit, ata jo vetëm që dhanë mesazhin për bashkimin e shqiptarëve, por edhe u sakrifikuan për të”, tha ajo.

Osmani theksoi se “Pothuajse katër dekada më pas, vepra e tyre kujtohet me respekt dhe është model i përkushtimit për lirinë e vendit, siç ishte shprehur në vitin 2002, me rastin e kthimit të eshtrave të heronjve në Dubovik, presidenti Ibrahim Rugova: ‘Puna dhe vepra e tyre na e lanë lirinë e cila na duhet si buka dhe fryma e Zotit, e këtë diti ta bëjë Jusuf Gërvalla’. Ata trasuan rrugën e lirisë, ndërkaq krenaria për ta e shembulli i tyre do të përcillet ndër breza”.

“Jetoftë përjetë kujtimi për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën”, përfundoi Osmani. /Zëri/