Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Katër të vdekur në 24-orëshin e fundit nga koronavirusi

Katër të vdekur në 24-orëshin e fundit nga koronavirusi

Aktuale January 14, 2021 - 15:01

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1.775 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 279 raste pozitive, raporton “Zeri.info”.

Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 441 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Han i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat; Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik. /Zëri