Edhe Prishtina ndriçohet për fundvit

Edhe Prishtina ndriçohet për fundvit

Aktuale December 05, 2020 - 21:31

Kryeqyteti ka ndriquar sheshet për festat e fundvitit.

Pas përgatitjeve disa ditore, komuna e Prishtinës natën e sotshme ka ndezur dritat për të zbukuruar sheshet në ditët e fundit të vitit 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë kryetari, Shpend Ahmeti.

"Dhe… i ndezem dritat për të sjellë magjinë e festave të fundvitit në Prishtinë!

Ky vit na sfidoi të gjithëve por na bashkoi edhe më shumë, na bëri më solidare dhe na mësoi të shikojmë nga njëri tjetri me zemër. Le të festojmë për jetën!", ka shkruar Ahmeti në një postim të tij./Zëri

 

Dhe… i ndezem dritat për të sjellë magjinë e festave të fundvitit në Prishtinë! Ky vit na sfidoi të gjithëve por na...

Posted by Shpend A. Ahmeti on Saturday, December 5, 2020