Infektuar: 56732
Shëruar: 49982
Vdekur: 1426
Hoxhaj për votimin e Projektligjit: Vendimi më i rëndësishëm në 2020-n

Hoxhaj për votimin e Projektligjit: Vendimi më i rëndësishëm në 2020-n

Aktuale December 04, 2020 - 14:45

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se votimi i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike është vendimi më i rëndësishëm i vitit 2020.

Hoxhaj, përmes një statusi në "Facebook", ka thënë se PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza.

Shkrimi i plotë i tij:

Votimi i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës është vendimi më i rëndësishëm në vitin 2020. PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza.

Orientimi ynë është i qartë, i asaj që e përsëriste kryetari Kadri Veseli, se “ne jemi opozitë e qeverisë, por jo e shtetit”.

Urime qytetarëve të Kosovës!