Limaj uron qytetarët pas votimit të Projektligjit për rimëkëmbje

Limaj uron qytetarët pas votimit të Projektligjit për rimëkëmbje

Aktuale December 04, 2020 - 14:41

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës pas miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Limaj ka thënë se miratimi i këtij Projektligji është një lajm shumë i mirë për vendin.

"Miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është një lajm shumë i mirë për vendin. Përgëzoj grupet parlamentare të cilat konform përgjegjësive që kanë sot ia dhanë dritën jeshile miratimit këtij ligji të rëndësishëm, me qëllim që t’u ofrojmë qytetarëve dhe bizneseve mbështetjen e domosdoshme në këtë kohë të vështirë pandemie.

Ky ligj mundëson që qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve t’u shpërndahen afro 600 milionë euro në forma të ndryshme për të tejkaluar këtë krizë", ka thënë Limaj.

Sipas Limajt, institucionet e vendit e kanë për obligim që në këto ditë të vështira të ballafaqimit me COVID-19 të jenë sa më afër qytetarit dhe në mbështetje të këndelljes së zhvillimit ekonomik.

"Urime!", ka shkruar ai. /Zëri