Mitrovicës Veriore i ndërpritet uji i pijshëm, shkak mospagesa

Mitrovicës Veriore i ndërpritet uji i pijshëm, shkak mospagesa

Aktuale December 03, 2020 - 11:02

Mitrovicës Veriore i është ndërprerë furnizimi i ujit të pijshëm për shkak të mospagesës.

Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se vlera e borxhit që ka kjo pjesë e komunës ka kapur vlerën e 15 milionë eurove, për të cilën thonë se ujësjellësi nuk mund ta përballojë e as ta mbulojë.

“Shpenzimet e mëdha për sigurimin e ujit të patrajtuar, kimikateve, energjisë elektrike, trajtimit dhe shpërndarjes së ujit kanë bërë që vlera e borxhit të arrijë vlerën mbi 15 milionë euro, gjë të cilën ujësjellësi nuk mund ta përballojë e as ta mbulojë. Prandaj, kjo është arsyeja e vetme e cila na ka shtyrë ta marrim këtë vendim edhe për ne të pakëndshëm”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit. /Zëri