Agim Bahtiri infektohet me COVID-19

Agim Bahtiri infektohet me COVID-19

Aktuale December 01, 2020 - 18:15

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.

Bahtiri, në llogarinë e tij në "Facebook" ka shkruar se pas disa simptomave, ka bërë testin dhe ka rezultuar pozitiv.

"Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë, Ju njoftoj se pas disa simptomave kam bërë testin për COVID-19, ku kam dalë pozitiv. Shihemi së shpejti", ka shkruar ai në "Facebook". /Zëri