17 të vdekur dhe 795 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

17 të vdekur dhe 795 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale November 23, 2020 - 16:55

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2352 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 795 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 17 persona të prekur me Covid-19.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar./A2