Nis mbushja emergjente e liqenit të Badocit nga “Ibër Lepenci”

Nis mbushja emergjente e liqenit të Badocit nga “Ibër Lepenci”

Aktuale October 29, 2020 - 18:46

Gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka vizituar liqenin e Badocit, përcjell Zeri.info.

Vizita e Hotit në Badoc ishte me rastin e funksionalizimit të linjës emergjente për mbushjen e këtij liqeni, i cili furnizohet përmes sistemit të Ibër Lepencit, dhe nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm rreth 35% e konsumatorëve të KRU "Prishtina".

Në një njoftim për media bëhet e ditur se ishte kërkesë e Hotit para tri javësh, në një takim të përbashkët me menaxhmentin e KRU" Prishtina" dhe ndërmarrjes Ibër Lepenc, që të angazhohen ekipet profesionale të të dyja kompanive për të funksionalizuar këtë linjë e cila për herë të fundit ishte shfrytëzuar në vitin 2014.

"Kryeministri Hoti nga përfaqësuesit e dy kompanive respektive, u njoftua se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë punuar pandërprerë duke sanuar mbi 45 defekte në linjën e vjetruar dhe duke e zëvendësuar afër 100 metra linjë magjistrale me tubacion të ri", thuhet në njoftim. /Zëri