Gjatë periudhës mars-tetor, 50 shtatzëna të infektuara me COVID-19 në Kosovë

Gjatë periudhës mars-tetor, 50 shtatzëna të infektuara me COVID-19 në Kosovë

Aktuale October 23, 2020 - 11:06

Pandemia COVID-19 ka sjellë vështirësi të mëdha edhe në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike.

Dr. Jakup Ismaili, drejtor i Klinikës Gjinekologjike, thotë se “numri i shtatzënave të prekura me COVID-19 nga 16 marsi e deri më 20 tetor është 50, të cilat janë trajtuar në repartin dedikuar vetëm për COVID-19, në Konzervativë në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike.

Si sfidë kryesore në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të QKUK-së është organizimi i stafit dhe lirimi i një reparti të veçantë brenda klinikës për trajtimin e shtatzënave.

“Sfidat kryesore të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në periudhën e pandemisë kanë qenë; përballja me një virus të panjohur, si dhe organizimi i stafit dhe lirimi i një reparti të veçantë brenda klinikës për trajtimin e shtatzënave, lindjen e tyre dhe në raste të veçanta edhe operacionet e pacientëve të prekur me COVID-19, testimi i tyre dhe trajtimi në mënyrë sa më dinjitoze i pacientëve”, thotë Ismaili.

Ndërsa pandemia COVID-19 nuk ka ndikuar që të ketë një numër më të vogël të lindjeve në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të QKUK-së.