Ambasadorja shqiptare në SHBA infektohet me COVID-19

Ambasadorja shqiptare në SHBA infektohet me COVID-19

Aktuale October 23, 2020 - 08:36

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, ka rezultuar pozitive me COVID.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se është infektuar pas vizitës në Shqipëri, pasi kur ka bërë testin në momentin që ka ardhur në vend ka rezultuar negative. Më tej Faber shkruan se gjatë vizitës ka zhvilluar shumë takime.

“Të dashur miq, sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pas dreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e COVID-19. Përgjigjja ishte pozitive.

Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtarë dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një.

Unë rezultova negative ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambjent ose takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jomjaftueshëm. Mos i hiqni në asnjë moment maskat. Uroj më të mirën për secilin nga ju”, shkruan Faberi.

Top Channel