Pacolli për vizitën e Grenellit me delegacionin e DFC-së: SHBA po angazhohet për zbatimin e marrëveshjes

Pacolli për vizitën e Grenellit me delegacionin e DFC-së: SHBA po angazhohet për zbatimin e marrëveshjes

Aktuale September 20, 2020 - 20:37

Për vizitën e nesërme të ambasadorit Richard Grenell dhe Adam Boehler, Kryeshef i Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, ka reaguar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili thotë se kjo vizitë është një shenjë e fuqishme e angazhimit që Shtetet e Bashkuara i japin zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë për Normalizimin Ekonomik.

“Duke zbatuar me sukses projektet ekonomike dhe të infrastrukturës, ekonomia e Kosovës do të fitojë një formë dhe shtysë të re, e cila është e rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës dhe lidhjen e tregut tonë me tregje më të mëdha në të gjithë Evropën”, ka shkuari ai në “Facebook”.

Pacolli shprehet se këto projekte me financim amerikan do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për Kosovën. /Zëri