890 pacientë me koronavirus janë shëruar për 5 ditë

890 pacientë me koronavirus janë shëruar për 5 ditë

Aktuale September 19, 2020 - 12:14

Në Kosovë që nga e hëna janë shëruar 890 pacientë që ishin infektuar me virusin COVID-19.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP-ja) raportoi se janë shëruar gjithsej137 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste.

Më së shumti pacient të shëruar janë raportuar gjatë ditës së enjte. 239 pacientë kanë rezultuar negativ me koronavirus po këtë ditë, raporton Zeri.info.

Të hënën IKSHPK ka raportuar se janë shëruar 150 pacient, të martën numri ka arritur në 199 të shëruar brenda ditës, gjatë së mërkurës është raportuar se se janë gjithsej 165 të shëruar, e të enjten janë shëruar 239 pacientë. Për të premten IKSHPK-ja ka publikuar të dhënat ku u raportuar se gjatë 24 orëve janë shëruar 137 pacientë.

Numri i rasteve aktive sipas IKSHPK-së është në total 2.003 veta.

Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes. /Zëri