Kërkohet shkarkimi i drejtorit të Policisë Rashit Qalaj

Kërkohet shkarkimi i drejtorit të Policisë Rashit Qalaj

Aktuale September 18, 2020 - 17:39

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca plenare e paraparë për ditën e sotme.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha i dha Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu disa këshilla ku në mesin e tyre edhe propozimin për shkarkimin e drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj.

“Ministër Veliu nuk mbahet mend që Qeveria ka vendosur Ministër me kredibilitet që të udhëheq me këtë ministri, të krijojë kushte për policinë. Ministrat e Punëve të Brendshme janë zgjedhur zakonisht njerëz të urtë. Unë ty do të jap nja dy tri këshilla, MPB është e tejet ngarkuar me përgjegjësi, ministria duhet të ndahet që menaxhimi duhet të ndahet, nëse ekziston ndonjë taskforcë kundër korrupsion kryeministri duhet ta shkarkojë deri më tani, kam informacione që diçka e tillë ka funksionuar për 10 vite. Të shkarkohet menjëherë drejtori i Policisë sepse në mënyrë të përsëritshme shkelin sovranitetin e Kosovës e drejtori as nuk është në dijeni”, ka thënë ai. /Zëri