Pesë viktima dhe 125 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë viktima dhe 125 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale September 18, 2020 - 16:35

Pesë viktima dhe 125 raste të reja me COVID-18 është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat janë një 74-vjeçare nga Korça, një 78-vjeçar nga Kukësi, një 89-vjeçare nga Vlora dhe dy qytetarë nga Tirana, 50 dhe 86 vjeç.

Ndërkohë, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë kryer 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste. Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:

46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.

43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë numrin e personave të shëruar nga virusi vdekjeprurës./EuronewsAlbania/