Ali Ahmeti nesër udhëton  në Hagë, intervistohet në cilësinë e dëshmitarit

Ali Ahmeti nesër udhëton në Hagë, intervistohet në cilësinë e dëshmitarit

Aktuale September 01, 2020 - 12:40

Ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me rastin e pranim-dorëzimit, deklaroi se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, një ndër liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Specialja është ftuar si dëshmitar.

Ndryshe kreu i BDI-së Ali Ahmeti nesër duhet të dëshmojë në Gjykatën speciale.

Siç është njoftuar nga kabineti i tij, Ahmeti do të shkojë të dëshmojë për rolin e tij në UÇK.

Ahmeti, muajin e kaluar në profilin e tij në “Facebook” njoftoi se me ftesë të Gjykatës Speciale me seli në Hagë që heton krimet gjatë luftës së Kosovës do të paraqitet si dëshmitar dhe si një nga themeluesit e UÇK-së. /Zëri