Luledielli e mendra e kultivuar pranë Liqenit të Breznës e mahnitin presidentin
Aktuale
August 27, 2020 - 09:41
Presidenti i Kosovës po vazhdon vizitat e tij dhe promovimin e vendeve me natyrë të bukur në vendin tonë.
Dje me disa pamje të veçanta, ai tregojë bukuritë e Drinit të Bardhë, ndërsa sot është relaksuar me pamjen mbresëlënëse të liqenit të Breznës në Sharr, shkruan “Zeri.info”.
Nga atje presidenti tregon se banoret kultivojnë lulediellin dhe mendrën bimë këto aromatike dhe mjekësore, siç thotë edhe presidenti.
“Mirëmëngjesi me Breznën e bukur të Sharrit Natyra e bukur e hijeshon edhe më shumë Liqenin e Breznës. Ndërsa, banorët e vyeshëm, që kultivojnë mendrën, lulediellin dhe bimë të shumta aromatike e mjekësore, i japin fshatit edhe më shumë gjallëri”, ka shkruar Thaçi./Zëri