Naser Sahiti zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës

Naser Sahiti zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës

Aktuale August 19, 2020 - 14:08

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka zgjedhur rektor prof. dr. Naser Sahitin.

I njëjti u zgjodh me shtatë vota nga nëntë sa ka gjithsej Këshilli Drejtues.

Dy vota të tjera i mori prof. dr. Faton Berisha, ndërsa prof. dr. Blerim Rexha asnjë votë.