Kuvendi shqyrton projektligjin për pandeminë COVID-19 dhe për rimëkëmbjen ekonomike

Kuvendi shqyrton projektligjin për pandeminë COVID-19 dhe për rimëkëmbjen ekonomike

Aktuale August 14, 2020 - 08:13

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për të shqyrtuar në lexim të dytë projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe shqyrtimin e parë të projektligjit nr. 07/L-016 për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19.

Po ashtu në këtë seancë, që pritet të fillojë në orën 11:00, deputetët pritet të formojnë komisionin hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Ky është rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës;

Pyetjet parlamentare;

Shqyrtimi i dytë i projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës;

Formimi i komisionit hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës;

Shqyrtimi i parë i projektligjit nr. 07/L-016 për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19.