Haxhiu thotë se shteti dhe shoqëria duhet ta ndëshkoj Numan Baliqin

Haxhiu thotë se shteti dhe shoqëria duhet ta ndëshkoj Numan Baliqin

Aktuale August 13, 2020 - 17:11

Ish-ministrja e drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga shteti dhe shoqëria ndëshkimin e Numan Baliqin, i cili dyshohet se abuzoi seksualisht me një grua.

Haxhiu thotë se mendësia që gratë mund të sulmohen e dhunohen duhet të jetë ndëshkuese.

“Kjo mendësi që gratë mund të sulmohen e dhunohen me kaq lehtësi, përveç e papranueshme duhet të jetë e ndëshkueshme. Së pari nga shteti e pastaj edhe nga shoqëria. Institucionet shëndetësore, dhe jo vetëm, është e patolerushme të shndërrohen në vende ngacmimi e dhunimi i grave”, thekson ajo përmes një postimi në “Facebook”, transmeton Zeri.info.

“Këto veprime nuk duhet të tolerohen por të ndëshkohen. Çfarëdo injorimi i veprimeve të tilla çnjerëzore nga ana e qeverisë e institucioneve është miratim që sulmet e dhuna seksuale të vazhdojnë të ndodhin”, përfundon ajo. /Zëri