"Qepja e maskave ma lehtësoi jetën"

Aktuale August 12, 2020 - 18:21

“Nuk ka maska askund” - kjo ishte situata në muajin prill të këtij viti, kur Kosova u përfshi nga kriza e koronavirusit të ri.

Titujt që më së shumti lexoheshin kishin të bënin me vullnetarët që qepnin maska për ata që kishin nevojë. Në mesin e tyre, më së shumti bujë kanë bërë gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit, të cilat qepnin maska për mbrojtje nga COVID-19.

Njëra nga to ishte Besa (emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë) e cila me ftesën e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, është bërë vullnetare në qepjen e maskave dhe ende po vazhdon ta bëjë këtë punë.

“Në fillim të pandemisë shprehëm dëshirë të punojmë në mënyrë vullnetare, dhe shkaku ishte që pandeminë e kemi prit shumë rëndë, duke na përkeqësuar gjendjen emocionale. (Puna me qepjen e maskave) më ka lehtësuar jetën përgjysmë. Këtu rrimë deri në pesë orë në ditë, varësisht sa ka punë”, thotë ajo.

Shkrimi i plotë në RadioEvropaeLirë