Fondacioni “Golden Eagle” nis kampanjën humanitare

Fondacioni “Golden Eagle” nis kampanjën humanitare

Aktuale August 12, 2020 - 16:06

Fondacioni “Golden Eagle” dhe kompania “Frutex” kanë lajmëruar se që nga dita e sotme do të fillojnë fushatën për fonde në mbështetje të punëtorëve shëndetësorë, duke u siguruar pajisje mbrojtëse për luftë kundër virusit COVID-19.

“Për çdo kënaçe të shitur ‘Golden Eagle’ do të ndahet nga një cent, gjithashtu qytetarët mund të kontribuojnë duke ndarë mjete në llogarinë e Fondacionit”, ka bërë të ditur ky fondacion.

IBAN:XK051301001002177848

Swift: BPBXXKPR

Banka për Biznes

Fushata do të zgjasë së paku një muaj dhe pritjet tona janë që do të tubohen rreth 30 000 euro.

Kujtojmë se fondacioni “Golden Eagle” edhe në muajin prill ka dhuruar pajisje mbrojtëse me vlerë mbi 13 000 euro për punëtorët shëndetësorë të: QKUK-së, të Spitalit Rajonal Prizren, Spitalit Rajonal Gjakovë, QKMF - Suharekë, QKMF - Malishevë dhe QKMF - Drenas.