Vetaksident në hyrje të Malishevës
Foto: RTV Fontana

Vetaksident në hyrje të Malishevës

Aktuale August 08, 2020 - 19:52

Para më pak se një orë në hyrje të Malishevës një shofer i një automjeti është vetaksidentuar duke rënë në kanalin e ujërave atmosferike, anash asfaltit.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për “Zërin” shkurt ka thënë se bëhet fjalë për një vetaksident dhe se për fat të mirë nuk ka të lënduar. /Zëri

Image