Pas Haradinajt edhe nga Lëvizja Vetëvendosje e vizitojnë Karaçevën

Pas Haradinajt edhe nga Lëvizja Vetëvendosje e vizitojnë Karaçevën

Aktuale August 08, 2020 - 17:45

Prania e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ka ngritur shqetësim të madh tek qytetarët.

Pak më herët kreu i AAK-së ka qëndruar për vizitë në vendin ku dje janë parë pjesëtarët e xhandarmërisë serbe. Pas kësaj edhe deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka vizituar familjen e Adhurim Krasniqit, pronarit të restaurantit “Oxygen” në Karaçevë, i cili dje kishte njoftuar për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në oborrin e restaurantit të tij, shkruan Zeri.info.

Image

Bajqinovci u njoftua nga familja Krasniqi rreth këtij rasti.

“Vëllai i Adhurimit, Madhërimi, më njoftoi në detaje lidhur me futjen e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në oborrin e tij. Madhërimi ishte i pranishëm, në momentin kur xhandarmëria serbe u fut në pronën e tij”, ka shkruar Bajqinovci deri sa ka biseduar edhe me disa banorë që biseduam në atë vend të cilët i kanë shprehur shqetësimin se “pse kjo pjesë (Karaçeva) nuk kontrollohet nga policia e Kosovës dhe kërkojnë kontrollin dhe vendosjen e një punkti policor në këtë pjesë”.

Nga ky restorant, vija kufitare me Serbinë është rreth 400 metra. /Zëri