COVID-19 në Kosovë: 16 viktima dhe 196 raste të reja
Foto: Laura Hasani

COVID-19 në Kosovë: 16 viktima dhe 196 raste të reja

Aktuale August 06, 2020 - 15:02

Në Kosovë janë regjistruar edhe 16 viktima si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 300.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 196 raste të reja me COVID-19, duke çuar numrin e të infektuarve në 9688 raste.

Janë shëruar 134 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3908. /Zëri