Thaçi dekreton Ligjin për Buxhet, 170 eurot do të dalin shpejt në kontot e qytetarëve

Thaçi dekreton Ligjin për Buxhet, 170 eurot do të dalin shpejt në kontot e qytetarëve

Aktuale August 06, 2020 - 13:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe plotësim-ndryshimet e tij. Thaçi ka thënë se ka bërë dekretim të menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët dhe të zbuten pasojat e pandemisë.

“Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se është i bindur që ekzekutivi i vendit do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë.

“Por prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në “Facebook”. /Zëri