35 deri në 44 vjeç, mosha më e prekur nga COVID-19 në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

35 deri në 44 vjeç, mosha më e prekur nga COVID-19 në Prishtinë

Aktuale August 06, 2020 - 13:36

Në bazë të një statistike të publikuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mosha më e prekur nga COVID-19 në kryeqytet është prej 35 deri në 44 vjeç.

Në bazë të kësaj statistike, deri më tani në Prishtinë janë infektuar gjithsej 758 persona të kësaj moshe, përcjell “Zeri.info”.

Prej këtyre 758 të infektuarve që nga fillimi i përballjes me pandeminë, gjithsej 376 persona janë shëruar, 376 janë të infektuar, ndërsa gjashtë persona të kësaj moshe kanë vdekur. /Zëri

Image