Policia ka shqiptuar mbi 15 mijë gjoba për shkelje të masave anti-COVID-19

Policia ka shqiptuar mbi 15 mijë gjoba për shkelje të masave anti-COVID-19

Aktuale August 03, 2020 - 23:54

Valdet Xhinovci, kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka thënë se Policia e Kosovës ka shqiptuar rreth 15 mijë gjoba ndaj qytetarëve dhe operatorëve të ndryshëm për mosrespektim të masave ndaj pandemisë.

“Lidhur me gjobat, Policia e Kosovës për çdo ditë shqipton gjoba të cilat edhe drejtohen tek Inspektorati Sanitar. Në nivel të përgjithshëm Policia ka mbi 15 mijë gjoba që janë shqiptuar ndaj qytetarëve dhe operatorëve të ndryshëm. Mirëpo janë edhe inspektorët të cilët kanë shqiptuar gjoba”, ka deklaruar Xhinovci për televizionin Dukagjini. /Zëri