Inspektorët dhe Policia sonte në Malishevë, gjoba ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat

Inspektorët dhe Policia sonte në Malishevë, gjoba ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat

Aktuale August 03, 2020 - 22:35

Inspektorati regjional, së bashku me atë komunal, të mbështetur nga Policia e Kosovës, kanë dalë në terren në Malishevë për të kontrolluar zbatimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Në rastet kur ato nuk po respektohen, Komuna e Malishevës përmes llogarisë në Facebook shkruan se po shqiptohen edhe gjoba.

“Inspektorati regjional së bashku me inspektoratin komunal, të mbështetur nga Policia, po inspektojnë bizneset për zbatimin e masave kundër COVID-19. Në të gjitha rastet e shkeljes së masave, po shqiptohen edhe gjoba”, thuhet në postim. /Zëri