Nga nesër në Fushë-Kosovë rihapen çerdhet private

Nga nesër në Fushë-Kosovë rihapen çerdhet private

Aktuale August 03, 2020 - 15:55

Komuna e Fushë-Kosovës ka vendosur të lejojë punën e çerdheve private.

Sipas njoftimit nga kjo komunë, ato mund të rifillojnë punën nga dita e martë, më 4 gusht, duke respektuar të gjitha udhëzimet dhe masat e parapara nga niveli qendror sa i përket pandemisë COVID-19, transmeton “Zeri.info”.

“Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës njofton opinionin publik se çerdhet private mund të fillojnë punën e tyre nga dita e nesërme, duke respektuar të gjitha udhëzimet dhe masat e parapara nga niveli qendror sa i përket pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Zëri