7 të vdekur dhe 250 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

7 të vdekur dhe 250 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale August 03, 2020 - 14:51

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 viktima si pasojë e COVID-19, duke çuar numrin e viktimave në 256.

Në raportin 24-orësh të IKSHPK-së bëhet e ditur se janë regjistruar edhe 250 raste të reja me COVID-19, kurse bilanci i të infektuarve që nga marsi ka arritur në 9.049 raste.

Me 126 pacientë të shëruar brenda kësaj periudhe, numri total i të shëruarve në Kosovë ka shkuar në 4989, duke mbetur edhe 3804 raste aktive në vend. /Zëri