Komuna e Vushtrrisë shpërndan maska falas për qytetarët

Komuna e Vushtrrisë shpërndan maska falas për qytetarët

Aktuale July 14, 2020 - 16:28

Komuna e Vushtrrisë ka ndërmarrë një aksion për shpërndarjen e maskave mbrojtëse kundër koronavirusit për qytetarët e vet.

Shpërndarjen e tyre e ka bërë kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, bashkë me ekipin e të rinjve në këtë komunë.

Tahiri në një postim në “Facebook”, ka thënë se me këtë rast ka parë që shumica e qytetarëve po i respektojnë masat për parandalim të infektimit nga koronavirusi, përcjell “Zëri.info”.

“I jam bashkuar sot Dritës dhe ekipit të të rinjve të KVRL Vushtrri për të shpërndarë maska falas për qytetarët e Vushtrrisë. Tani shumica absolute e qytetarëve po mbajnë maskë sepse e kanë kuptuar rëndësinë mbrojtëse të saj. Pra, me mbajt maskë nuk është marre, por shpëton jetë”, ka shkruar Tahiri.

Komuna e Vushtrrisë është njëra nga komunat më numrin më të madh të personave të prekur nga COVID-19 në Kosovë. Në këtë komunë, përveç masave të tjera që ka ndërmarrë qeveria, njëjtë sikurse në Prishtinë ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 21:00 deri në ora 05:00. /Zëri