Ahmeti: Jemi duke pritur testet serologjike që janë në doganë

Ahmeti: Jemi duke pritur testet serologjike që janë në doganë

Aktuale July 14, 2020 - 13:32

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se janë duke pritur që t’i marrin testet serologjike për QMF-të e kësaj komune, transmeton “Zeri.info”.

Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka thënë nuk e kupton pse qeveritë i kanë ndalur këto teste.

“Teste serologjike bëjmë tërë kohën dhe janë standarde. Ndryshojnë reagensët. Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Do ta kemi informatën më të mirë rreth përhapjes së virusit dhe imunitetin e ndërtuar”, ka shkruar ai, duke thënë: “Jemi i vetmi vend me vendime të tilla”.