Kërkohet dënim për Eliza Hoxhën për shkak se nuk respektoi karantinën

Kërkohet dënim për Eliza Hoxhën për shkak se nuk respektoi karantinën

Aktuale July 12, 2020 - 10:28

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosoës, Arta Sejdiu, ka bërë thirrje që deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila është pozitiv me COVID-19, të dënohet për thyerje të rregullave të vetizolimit.

Sejdiu kërkon nga deputetja Hoxha, që nëse ka dokument që e arsyeton daljen e saj ta publikojë.

“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me të stigmatizu, po po du ti me u dënu!!!! Derisa të del lajmi që je dënuar si të tjerët, besom që nuk rehatohna ë. E nëse kë dalë për arsye shëndetesore, dil me raport, na e mbyll gojën të gjithëve!!!”, ka shkruar Sejdiu./Zëri