Mitrovica Veriore për vitin 2019 nuk mblodhi asnjë cent tatim në pronë

Mitrovica Veriore për vitin 2019 nuk mblodhi asnjë cent tatim në pronë

Aktuale July 12, 2020 - 08:47

Zyra Kombëtare e Auditmit (ZKA) ka pasqyruar të dhëna për menaxhimin financiar në komunën e Mitrovicës Veriore për vitin 2019. Sipas këtij raporti për vitin 2019 në këtë komunë, të hyrat e planifikuara tatimore ishin 16,000 euro, ndërsa nuk është mbledhur asnjë cent.

Komuna e Mitrovicës Veriore përkundër planifikimit më të lart të të hyrave nga tatimi në pronë këtë vit rreth 16,000 euro, nuk kishte arritur që të mbledhë asnjë të hyrë nga tatimi në pronë, transmeton Zëri.

Po ashtu në raportin e ZKA-së, thuhet se kjo komunë nuk ka formuar shërbimin për tatim në pronë si dhe nuk kishte bërë seleksionimin e pasurive për të krijuar pastaj regjistrin e tatimit në pronë. Kuvendi komunal i saj nuk ka nxjerrë asnjë rregullore për përcaktimin e shkallës tatimore.