Pacolli i uron shërim Mustafës, reagon ndaj komenteve çnjerëzore

Pacolli i uron shërim Mustafës, reagon ndaj komenteve çnjerëzore

Aktuale July 10, 2020 - 17:44

Pas konfirmimit se kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka rezultuar pozitivë me COVID-19, lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka qenë i pari që i ka uruar shërim Mustafës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Pacolli ka reaguar ndaj atyre të cilët pas lajmit për rezultatin pozitiv të Mustafës me COVID-19, kanë uruar vdekjen e këtij të fundit.

Sipas Pacollit këta persona kanë edukim të tmerrshëm, përcjell “Zeri.info”.

“Sapo mora lajmin se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë pozitiv në COVID-19. Nga zemra i uroj shërim të shpejtë. Në të njëjtën kohë nuk mundem pa shkruar për disa nga komentet e mbrapshta dhe çnjerëzore për shëndetin e tij të disa individëve. Pavarësisht bindjes politike, ne jemi shqiptar dhe duhet të solidarizohem me njëri-tjetrin. Të urojmë dikë për vdekje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli./Zëri