Shala Nagavcit: Kujdes kur flet me mua!

Shala Nagavcit: Kujdes kur flet me mua!

Aktuale July 09, 2020 - 17:41

Deputeti i Nismës, Endrit Shala, ka reaguar ndaj kryesues së Kuvendit, Arbërie Nagavci, e cila i është referuar si deputet i pavarur Shalës.

Pas kësaj ka reaguar Shala, i cili ka kërkuar nga Nagavci të mos i referohet si i pavarur, pasi sipas tij dihet se cilës parti politike i takon.

Shala me tone të tensionuara i është drejtuar Nagavcit që të ketë kujdes kur flet me të.

“Keni kujdes kur flisni me mua, nuk mund ta dini jam apo jo i pavarur. Unë e kam emrin Endrit Shala dhe jam deputet i Nismës. Kaq mësohu sepse e di qe jeni munduar me vota të Serbisë mos ta lejoni të hyjë Nisma në Kuvend”, tha Shala në Kuvend, transmeton Zëri.info.

Pas kësaj Nagavci i është referuar deputetit të Nismës si deputet pa grup parlamentar. /Zëri.info