Hoti emëron Fisnik Osmanin këshilltar politik për Rini

Hoti emëron Fisnik Osmanin këshilltar politik për Rini

Aktuale July 01, 2020 - 20:20

Kryeministri Avdullah Hoti, nga sot ka edhe këshilltar politik për Rini.

Në këtë post është emëruar Fisnin Osmani, i cili dha vet lajmin përmes rrjeteve sociale.

Osmani ka falënderuar Hotin për besimin e dhënë.

“Të nderuar miq, Sot fillova angazhimin tim si Këshilltar Politik për Rininë i Kryeministrit. Falenderoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti për besimin e dhënë”, ka shkruar Osmani./Zëri