12 pjesëtarë të FSK-së rezultuan sot pozitivë me koronavirus

12 pjesëtarë të FSK-së rezultuan sot pozitivë me koronavirus

Aktuale June 17, 2020 - 23:09

Sot IKSHPK-ja ka konfirmuar edhe 77 raste të reja me COVID-19, ku 5 prej tyre janë nga komuna e Drenasit.

Zeri.info ka mësuar se 5 rastet e Drenasit janë pjestarë të FSK-së të stacionuar në kazermen “Adem Jashari” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Shëndetësisë në Drenas, Arsim Haxhiu.

“Po, të pesë rastet e sotme janë pjesë e një institucioni nga kryeqyteti që janë testuar si raste të kontakteve dhe kanë rezultuar pozitivë. Të gjithë janë pjesë e FSK-së”, ka thënë Haxhiu për Zërin.

Po ashtu edhe në Komunën e Podujevës janë konfirmuar sonte 7 raste të reja me koronavirus, që të gjithë pjesëtarë të FKS-së.

Gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjës ka konfirmuar për “Zërin” se ka dy raste aktive me COVID-19 në FSK, ndërsa pas rasteve të reja, numri i konfirmuar brenda këtij institucioni shkon në 14./Zëri