Nga aeroporti i Prishtinës këtë javë realizohen 8 fluturime

Nga aeroporti i Prishtinës këtë javë realizohen 8 fluturime

Aktuale June 02, 2020 - 11:04

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të realizohen 8 fluturime për në shtetet evropiane, raporton “Zeri.info”.

Tetë fluturimet do të realizohen nga 3 qershori deri më 8 qershor.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga ANP “Adem Jashari”:

Të dashur udhëtarë,

Ju njoftojmë se në vijim mund të gjeni fluturimet e planifikuara komerciale në nisje deri më datën 08 qershor 2020.
Ne, për çdo ndryshim të bërë nga kompanitë ajrore, do të bëjmë përditësimin e informacionit dhe do të ju mbajmë të informuar.

03 qershor 2020
GM6043 Prishtinë - Zurich (ora 09:20)
CHAIR

06 qershor 2020
EW 5713 Prishtinë - Stuttgart (ora 09:10)
EW 6611 Prishtinë - Munich (ora 09:45)
EW 5705 Prishtinë - Hamburg (ora 19:25)
EW 5703 Prishtinë - Dusseldorf (ora 19:30)
EUROWINGS

07 qershor 2020
EW 5703 Prishtinë - Dusseldorf (ora 09:45)
EW 5713 Prishtinë - Stuttgart (ora 09:50)
EW 5709 Prishtinë - Munich (ora 14:10)
EUROWINGS

Vëmendje: Për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe agjencitë.

Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e ambasadave/ zyrave të huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare.