Sami Lushtaku hapat e parë në politikë i mori në LDK

Sami Lushtaku hapat e parë në politikë i mori në LDK

Aktuale May 30, 2020 - 21:31

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka rrëfyer shumë të pathëna deri më tani rreth jetës së tij dhe fillimeve në politikë.

Ai në emisionin “Personale” në Tv Dukagjini folur në lidhje me raportet e tij me ish-presidentin Rugova, si dhe periudhen sa ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell “Zeri.info”.

“Une kontakt nuk kam pasur me Rugoven por e kam takuar me Adem Jasharin në Zvicërr, gjatë një vizite sa kemi qenë. Jemi përshendet por takime personale nuk kam pasurme të”, tha Lushtaku.

Lushtaku ka treguar po ashtu se fillimisht ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërsa edhe më pas bashkëpunimi i tyre ka vazhduar.

“Une kam qenë ne LDK, fillimisht qe të gjithë kemi qenë në LDK. Ne nuk jemi nda me LDK-në ne kemi vazhduar rrugen tonë, por gjthmonë ne kemi pasur bashkëpunim me njerëzit e LDK-së në komunën e Skenderajt. LDK e asaj kohe në Drenicë ka qenë perkrah neve”, tha Lushtaku./Zëri