Një pacient me COVID-19 në Infektivë, në gjendje të rëndë shëndetësore
Foto: Laura Hasani

Një pacient me COVID-19 në Infektivë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktuale May 27, 2020 - 11:10

Klinika Infektive ka publikuar raportin ditor, ku bëhet i ditur numri i pacientëve, të cilët janë duke u trajtuar për virusin COVID-19.

Sipas këtij raporti, janë gjithsej tetë persona duke u trajtuar në Infektivë me COVID-19, prej tyre një person është në gjendje të rëndë shëndetësore, përcjell “Zeri.info”.

“4 raste janë në gjendje stabile, 2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 2 raste janë në Repartin e Mjekimit Intensiv (një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente, e cila ka rezultuar negative në testimet e fundit për COVID-19). Në repart vazhdon trajtimin 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për COVID-19”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive. /Zëri