Sveçla dhe Risi e vlerësojnë stabile gjendjen e sigurisë në vend

Sveçla dhe Risi e vlerësojnë stabile gjendjen e sigurisë në vend

Aktuale May 26, 2020 - 18:19

Udhëheqësi i detyrës së ministrit të MPBAP-së, Xhelal Sveçla është takuar sot me komandantin e KFOR-it në Kosovë, generalmajor Michele Risi.

Çështje e diskutimit gjatë këtij takimi ishte siguria në vend gjatë kohës së përballjes me pandeminë po ashtu dhe për parandalimin e përhapjes së COVID-19, përcjell “Zëri.info”.

Sveçla dhe Risi kanë apeluar për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve në mënyrë që kjo sëmundje mos të përhapet edhe më tutje.

Ndër të tjera rreth gjendjes së sigurisë në vendin tonë gjatë përballjes me sëmundjen COVID-19, ata kanë deklaruar së është stabile.

“Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, për menaxhimin e situatës dhe për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, por apeluan që përkundër zbutjes së kufizimeve që do të ndodhin gjatë ditëve në vijim, qytetarët të jenë të kujdesshëm”, thuhet në njoftimin e MPBAP-së. /Zëri