Haliti: Në secilën parti që ka qenë në pushtet ka pasur të korruptuar

Haliti: Në secilën parti që ka qenë në pushtet ka pasur të korruptuar

Aktuale May 25, 2020 - 11:20

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, përveç situatës politike në Kosovë, ka folur edhe për korrupsionin brenda partive politike.

Haliti në rubrikën “Sytë 7” të emisionit të mëngjesit tha se në secilën parti që ka qenë në pushtet ka pasur të korruptuar.

“Gjithkund ka njerëz të korruptuar. Nëse themi që në një parti, e cila ka qenë në pushtet, nuk ka pasur të korruptuar, ne atëherë jemi duke bërë shaka”.

Numri dy i PDK-së tha se korrupsioni brenda partive duhet të luftohet nga kreu i piramidës dhe jo nga poshtë.

“Partitë po besoj që e dinë kush ka qenë brenda tyre i korruptuar dhe lufta dhe spastrimi duhet të fillojë te partitë dhe jo të zëvendësohen të korruptuarit e komprometuar nga struktura të partive në strukturat e tjera të kompromentuar. Korrupsioni duhet të luftohet nga piramida dhe jo nga poshtë”.