Bashkëpunimi politik përtej kufijve mbron burimet ujore në pellgun e Drinit

Bashkëpunimi politik përtej kufijve mbron burimet ujore në pellgun e Drinit

Aktuale April 24, 2020 - 18:03

Përfaqësues të nivelit të lartë nga pesë vendet Ripariane miratojnë Programin Strategjik të Veprimit (SAP) për Pellgun e Lumit Drin në Evropën Jug Lindore. 

Pëfaqësues të nivelit të lartë nga pesë vendet Ripariane nënshkruan sot në mënyrë virtuale një deklarate të përbashkët me të cilën miratojnë Programin Strategjik të Veprimit (SAP) për Pellgun e Drinit nga i cili do të përfitojnë drejtpërdrejt 1.6 milionë banorë. Pellgu i Lumit Drin përshkon përmes Kosovës, Shqipërisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut (pesë vendeve Ripariane) dhe është burim i ujit të pijshëm, peshkimit, bujqësisë, biodiversitetit, turizmit, energjisë dhe industrisë. 

Image

Image

Ky miratim konfirmon vullnetin politik mes pesë Riparianëve për të punuar përtej kufijve dhe dërgon një mesazh të fortë që përmirësimi në menaxhimin e burimeve ujore, që sjell përmirësim edhe në shëndetin publik dhe jetën e njerëzve, mbetet një përparësi dhe do të vazhdojë të ushtrohet në nivel ndërkufitar pavarësisht vështirësive aktuale të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Kriza e tanishme vë në pah edhe më shumë rëndësinë jetike të ujit për higjienë në rajon dhe globalisht.

Hartimi i SAP, që përbëhet nga mbi 100 veprime të dakorduara të politikave dhe teknike, është mbështetur nga “Global Environment Facility (GEF) Drin Project” i projektuar për të realizuar Memorandumin e Mirëkuptimit për menaxhimin e qëndrueshëm të pellgut të Drinit (MM për Drinin) i nënshkruar në Tiranë më 25 nëntor 2011 nga Ministritë përgjegjëse të vendeve Ripariane të Drinit. Projekti implementohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), dhe ekzekutohet nga Global Water Partnership – Mediterranean (GWP-Med) kurse Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Ekonominë (UNECE) është partner në këtë proces. 

Image

Nënshkrimi i sotëm është një hap përpara në zbatimin e vizionit të përbashkët në menaxhimin e  qëndrueshëm të pellgut të Drinit, i jetësuar përmes Memorandumit të Mirëkuptimit për Drinin. Nga pala kosovare, deklaratën e përbashkët që miraton SAP, e nënshkroi nga Izedin Bytyqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Mjedisit kurse Znj. Maria Suokko, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë ishte gjithashtu prezente (virtualisht) në ceremoinë e nënshkrimit. Ajo me këtë rast theksoi: “Për Kosovën, lumi Drini nuk ka vetëm vlerë ekonomike në sigurimin e ujit për pije, ujitje dhe industritë lokale., gjithashtu ka një vlerë të madhe simbolike me ujëvarat e bukura në burimine saj. Ky është projekti i parë i Global Environment Facility (GEF)  për Kosovën. Përveç komponentës rajonale, projekti ka mundësuar ndërtimin e ligatinës në fshatin Kramovik që është dëshmuar të jetë një shembull i shkëlqyeshëm i mbrojtjes së lumenjve duke trajtuar ujërat e zeza dhe zvogëlimin e ndotjes që derdhet në lumin Drin e gjithashtu ka kontribuar në ruajtjen dhe përmirësimin e peizazhit vendor.”

Image

SAP u hartua gjatë vitit të kaluar pas një konsultimi të zgjeruar me mbi 200 grupe interesi, përfshirë përfaqësues të Ministrive relevante dhe ekspertë teknikë. Ai përmban masa për të adresuar katër problematika ndërkufitare që shkaktojnë një numër efektesh negative në natyrë, shoqëri dhe ekonomi, siç janë ndotja e ujit, degradimi i biodiversitetit, shqetësimi i prurjeve të ujit dhe sedimentit, duke u bërë dokumenti i parë strategjik për burimet ujore të përbashkëta në rajon. Këto problematika ndërkufitare u identifikuan falë një vlerësimi të zgjeruar shkencor të Basenit të Drinit, e njohur si Analiza Diagnostike Ndërkufitare (TDA). Masat e përfshira në SAP do të ndihmojnë vendet Ripariane edhe në implementimin e Direktivave të Bashkimit Evropian lidhur me mjedisin dhe ujin.

Image

SAP do të jetë pika kryesore referuese për t[u informuar rreth menaxhimit të koordinuar të Basenit të Drinit në vitet e ardhshme. Prioritet për vendet Ripariane tani është të identifikojnë burime financimi për implementimin e SAP, për të siguruar që menaxhimi i qëndrueshëm i Pellgut të Drinit mund të realizohet. 

Ky është artikull i sponsorizuar.