Deri tani janë kthyer 829 kosovarë, në pritje edhe mbi 2500 të tjerë
Foto: Laura Hasani

Deri tani janë kthyer 829 kosovarë, në pritje edhe mbi 2500 të tjerë

Aktuale April 23, 2020 - 14:52

Mbi 2500 është numri i kosovarëve në shtete të ndryshme të botës, të cilët janë ngujuar si pasojë e pandemisë dhe presin kthimin në Kosovë, rapoton "Zëri.info".

Deri tani insitucionet e Kosovës, me flutirime të organizuara, kanë kthyer 829 shtetas, të cilët kishin ngecur kryesisht në shtetet evropiane, ka konfirmuar për "Zërin" Ministria e Punëve të Jashtme.

Shtetasit kosovarë janë kthyer nga: Turqia - 170 persona; Gjermania - 203 persona; Zvicra - 159 persona; Kroacia: 180 persona; Sllovenia - 39 persona; Mali i Zi - 66 persona dhe Polonia - 12 persona.

Përveç tyre, edhe mbi 2500 shtetas tjerë kosovarë po presin të kthehen.

“Sipas të dhënave të mbledhura nga misionet tona diplomatike, janë edhe mbi 2500 shtetas kosovarë, të cilët kanë kërkuar të kthehen nga vendet ku ndodhen, edhe pse ky numër ndryshon ne vazhdimësi”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së për "Zëri.info".

MPJ-ja gjithashtu ka konfirmuar se janë mbi 100 kosovarë që pritet të kthehen së shpejti nga SHBA-ja.

“Fluturimi i radhës, i aprovuar, që do të realizohet së shpejti, do të sjellë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe 100 shtetas kosovarë në vendlindje, për të vazhduar më pastaj edhe me rastet e tjera emergjente, por gjithnjë duke u kujdesur që kthimi të ndodhë në përputhje me kapacitetet tona shëndetësore, pa rrezikuar zgjatjen e pandemisë dhe përkeqësimin e situatës së përgjithshme”, ka thënë MPJ-ja. /ZERI/