Biznesmenët Agron dhe Afrim Zeneli do të ndihmojnë rreth 500 familje të komunës së Mitrovicës
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim biznesmenin nga Mitrovica, pronarin e kompanisë "Man truck & bus Kosova", Afrim Zeneli, ku ka shprehur vullnetin që t’i ndihmojnë 500 familje në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike në Mitrovicë.
Pronari i kompanisë "Man truck & bus Kosova", Afrim Zeneli, ka treguar se vëllai i tij Agroni dhe familja e tij kanë shprehur gatishmërinë për ti ndihmuar familjet që kanë nevojë në Mitrovicë, duke u siguruar gjërat elementare ushqimore dhe higjienike deri në përfundimin e kësaj pandemie.
Me këtë rast kryetari Bahtiri ka falënderuar biznesmenët në fjalë dhe familjen Zeneli për këtë ndihmë të ofruar dhe ka vlerësuar se përkrahja që po u bëhet qytetarëve në nevojë të Mitrovicës është shumë e mirëseardhur për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia globale e virusit COVID-19. /ZERI